Ofendoi Efin, moderatorja shqiptare: Luizi ka mentalitet fshataresk!


Moderatorja Albana Bejko ka komentuar deklaratat fyese të Luiz Ejllit ndaj banores së Big Brother, Efit.

Ajo i quajti si të prapambetura deklaratat e tij i cili në Prime-ine djeshëm akuzoi Efin se vjen nga “Përputhen” dhe se nuk është një person që dikush të jetë krenar për ta patur motër, ndërsa Luizin e ka cilësuar si një mashkull me mentalitet periferik.

“Ai është rritur në një rreth pak periferik, pak provincial. Dhe nuk flas për Shkodrën se e konsiderojmë djep të kulturës, por komunitetin ku është rritur”, u shpreh ajo në “Ftesë në 5”.