OEMVP: “Pezullohet përkohësisht shqiptimi i gjobave për transportuesit në pikat kufitare të Kosovës”

ilustrim

Nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore njoftojnë se është pezulluar shqiptimi i gjobave në pikat doganore të Kosovës për transportuesit nga Maqedonia e Veriut.
Nga OEMVP njoftojnë se ky vendim vjen pas adresimit të përbashkët të çështjes që kanë bërë së bashku me Odën e Afarizmit në Kosovë.

“Shqiptimi i gjobave për transportuesit nga Republika e Maqedonisë së Veriut vinte si pasojë e mungesës së një marrëveshjeje mes dy qeverive por reagimi i përbashkët i OEMVP dhe OAK bëri që ky shqiptim I gjobave të pezullohet përkohësisht deri në arritjen e një marrëveshjeje mes dy vendeve për sa i përket transportit të mallrave dhe shërbimeve”, thonë nga OEMVP.

Nga OEMVP apelojnë deri tek institucionet relevante të RMV-së të ndërmarrin hapa sa më të shpejtë në drejtim të gjetjes së një marrëveshjeje afatgjate në lidhje me këtë problematikë.