ODIHR: Vlerësim preliminar për zgjedhjet më 16 korrik, ndiqet procesi zgjedhor, fushata dhe mediat

Misioni special për vlerësimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vendin tonë të Zyrës për institucione demokratike dhe të drejta të njeriut (ODIHR) pranë OSBEsë, një ditë pas zgjedhjeve më 16 korrik do të dalë me rezultate dhe konkludime preliminare lidhur me procesin zgjedhor, ndërsa raportin përfundimtar do ta publikojë rreth shtatë javë pas ditës së zgjedhjeve, me konkludime dhe rekomandime potenciale paralajmëroi Laima Andrikiene shefe e Misionit special të ODIHR në vend.

“Misionet vëzhguese të ODIHR-së janë të përkushtuar në parimin e përzierjes dhe prandaj nuk japim vlerësim para ditës së zgjedhjeve, por më 16 korrik do të japim deklaratë për rezultatet preliminare dhe konkludime lidhur me procesin zgjedhor. Ditën e njëjtë do të mbajmë konferencë për shtyp në të cilën do t’i prezantojmë këto rezultate. Raporti ynë përfundimtar do të publikohet rreth tetë javë pas ditës së zgjedhjeve, me konkludime dhe rekomandime potenciale”, theksoi Andrikiene. Ajo sqaron se Misioni me kujdes dhe thellë i ndjekë të gjitha aspektet e procesit zgjedhor. Ekipi bazë përbëhet nga nëntë anëtarë nga nëntë vendeve anëtare të OSBEsë. Për formatin vijues të Misionit special për vlerësimin e zgjedhjeve, të sistemuar në Maqedoninë e Veriut, kanë akredituar 26 vëzhgues në të cilët përkasin ekspertë ndërkombëtarë dhe personel kombëtar për mbështetje.