Oda Ekonomike për Energjetikë në Maqedoni tregon se pse ndodhin tërmetet

Nëpërmjet një njoftimi të Odës Ekonomike për Energjetikë (OEE) thuhet se tërmetet vinë si pasojë e mbushjes dhe zbrazjes së pakontrolluar të liqeneve.

Ata rikujtojnë se e njëjta ka ndodhur gjatë vitit 1963 kur ka pasur shumë reshje të shiut dhe më pas ka ndodhur tërmeti i madh, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Sot në orën 4:54, tërmeti në Mavrovë me 5.5 ballë është pasojë e liqenit të zbrazur që një rendi mbushet dhe kjo ngarkon pllakën tokësore”, thonë nga OEE.

Ata po ashtu bëjnë thirrje që të merren parasysh mendimet e Odës Ekonomike për Energjetikë./Telegrafi/