OBSH’ja tregon kur mund të vihet nën kontroll Covid-19

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë se nuk e di se kur do të përfundojë pandemia, por supozon se koronavirusi do të vihet nën kontroll brenda dy viteve. Tass shkruan se sot shënohen saktësisht gjashtë muaj që kur OBSH’ja shpalli pandeminë, megjithëse fillimisht organizata e konsideroi shfaqjen e koronavirusit një pandemi me disa vatra.

“Nga kjo pikëpamje, nuk mund të themi kur do të përfundojë pandemia, por ekziston një mundësi që me përpjekjet globale dhe teknologjinë moderne, ajo të vihet nën kontroll për disa vjet”, njoftoi OBSH’ja. Organizata theksoi më tej se shtetet duhet të përqendrohen në katër përparësi – parandalimin e intensifikimit të virusit, fuqizimin e njerëzve për të mbrojtur veten, bazat e shëndetit publik dhe mbrojtjen e të prekshmeve, përfshirë të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara.

OBSH’ja pretendon se gjashtë muaj pas shpalljes së pandemisë, koronavirusi nuk u bë më pak ngjitës. Sipas statistikave të fundit, më shumë se 27.8 milionë njerëz në të gjithë botën janë të infektuar mevirus, ndërsa më shumë se 903 mijë njerëz kanë vdekur si rezultat i infeksionit. Ndryshe, OBSH’ja pohoi se megjithëse COVID’19 është i ri, tashmë dihet shumë për të.