OBSH: Viti i dytë i pandemisë do të jetë më vdekjeprurës se i pari


Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se viti i dytë i pandemisë do të jetë më vdekjeprurës se i pari.
Lajmin e bëri të ditur drejtuesi i përgjithshëm i kësaj agjencie Adhanom Ghebreyesus, ndërsa shqetësimi kryesor është India.

Po ashtu, OBSH u bëri thirrje vendeve të pasura të premten që të rimendojnë planet për të vaksinuar fëmijët.
Në vend të kësaj, Ghebreyesus këshilloi që ato vaksina t’i dhurohen mekanizmit COVAX për t’u ardhur në ndihmë vendeve të varfra ose me të ardhura të mesme, shkruan Abcnews.al

Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, e kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19 të paktën 3.3 milionë persona.
Prej tyre, 598,541janë regjistruar në SHBA, 262,350 në Indi dhe 430,596 në Brazil.