Kreu i OBSH-së në Evropë, Hans Kluge, ka bërë paralajmërime “për një valë të re të koronavirusit në Evropë, në rast se nuk qëndrojmë të disiplinuar”.
Ai ka përmendur përhapjen e variantit Delta, si dhe rritje të udhëtimeve, po ashtu edhe lehtësimin e masave kufizuese.
Portugalia regjistroi gjatë ditës së djeshme numrin e saj më të lartë të infeksioneve ditore që nga muaji shkurt.
Rritje të rasteve po ashtu ka raportuar edhe Mbretëria e Bashkuar, derisa bëhet e ditur se të mërkurën regjistroi 26 mijë raste të reja dhe vlerësohet të jetë shifra më e lartë që nga 29 janari./