OBSH tregon sa për qind e popullsisë duhet të infektohet që të zhduket koronavirusi

OBSH ka bërë të ditur se duhet që 60-70% e popullatës të kenë imunitet ndaj koronavirusit që të ulet numri i infektimeve.
Katherine O’Brian, drejtoresha për vaksinat në OBSH, ka deklaruar se kjo shkallë e imunitetit është e bazuar tek disa studime.

Ajo ka theksuar se shkalla aktuale e nevojshme e imunizimit do të bëhet më e qartë kur të ketë të tjera të dhëna rreth vaksinave kundër Covid-19.
Gjithashtu, ajo ka deklaruar se sfidë mbeten personat asimptomatikë, të cilët mund të shfaqin probleme ndaj vaksinës.
Gjatë këtyre ditëve të fundit, kompanitë farmaceutike Moderna, AstraZeneca, Pfizer dhe BioNTech kanë dhënë rezultate premtuese për vaksinat që kanë zhvilluar kundër Covid-19.