OBSH thirrje të gjitha shteteve në botë: Mbyllni tregjet e kafshëve!

Më shumë se një vit pas shpërthimit të pandemisë së koronavirusit, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dalur me një thirrje të re për të gjitha shtetet në botë. OBSH kërkon që të mbyllen të gjitha tregjet e kafshëve, për të parandaluar një valë të re të koronavirusit.

Në thirrjen e OBSH-së thuhet se shitja e kafshëve të gjalla në tregjet tradicionale është rrezik permanent për valën e re të Covid-19, shkruan Indeksonline.
“Ndalimi i shitjes së kafshëve të egra të gjalla mund të mbrojë shëndetin e punëtorëve dhe klientëve në tregje” thuhet në deklaratën e OBSH-së.

Në deklaratë përmendet edhe tregu Wuhan i Kinës që llogaritet si burim i pandemisë së Covid19.
“Kafshët, veçanërisht kafshët e egra, janë burimi i më shumë se 70 përqind të të gjitha sëmundjeve të reja infektive te njerëzit, shumë prej të cilave shkaktohen nga viruse të reja. Gjitarët e egër, në veçanti, paraqesin rrezik për sëmundje të reja,” shtoi OBSH.