OBSH: Shtetet vetë duhet të vendosin për maskat ndaj të vaksinuarve!

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) kumtoi sot se kushtet lokale duhet të merren parasysh në vendimet e shteteve për të lejuar qytetarët e vaksinuar të mos mbajnë maska ​​mbrojtëse në vendet publike.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së për Situatat Emergjente Majk Rajan tha në një konferencë për shtyp se secili shtet duhet të marrë vendimin e tij për përdorimin e maskave mbrojtëse pasi të ketë marrë parasysh intensitetin e transmetimit të infeksionit së Kovid-19 në territorin e tij dhe nivelin e vaksinimit të popullatës së tij.
Qendra amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve dje i shpalli udhëzimet për personat e vaksinuar plotësisht që të mos mbajnë maska ​​në ambient të hapur, si dhe në shumicën e ambienteve të mbyllura.