OBSH: Rritja e numrit të të infektuarve është për shkak të ndryshimeve tek masat për distancë fizike

Rritja e rasteve të reja të koronavirusit të regjistruara javët e fundit nga disa vende evropiane është shkaktuar nga ndryshimet në masat për distancë fizike deklaroi Sara Tajler, zëdhënëse e Zyrës Rajonale të OBSH-së për Evropë.
Sipas saj, rre*ziku i përsëritjes dhe përhapjes së sëmundjes do të vazhdojë dhe duhet të “kontrollohet në mënyrë të qëndrueshme nga aplikimi rigoroz i masave të shëndetit publik, sepse virusi po qarkullon ndërmjet dhe brenda vendeve”, transmeton Tass.

“Ne i nxisim të gjitha qeveritë që të vazhdojnë testimin, monitorimin, trajtimin dhe izolimin, të monitorojnë rritjen e rasteve të reja dhe sërish të vendosin masa më të rrepta, nëse është e nevojshme, me përfshirje të plotë të komunitetit. Mbajtja e shërbimeve të kujdesit shëndetësor është gjithashtu thelbësore”, tha Tajler.
Ajo rikujtoi se suksesi varet nga tërë shoqëria.
“Përveç kësaj, çdo individ mund të kontribuojë në këto përpjekje duke ndjekur rregulloret sanitare, të tilla si larja e duarve, mbajtja e distancës së sigurtë nga të tjerët dhe mbajtja e maskës – aty ku është e mundur”, tha Tajler.