OBSH propozon të nisin plane për vaksinim në zonat e prekura nga “Ethet e Majmunit”

Rishfaqja e mpoks në Republikën Demokratike të Kongos e shtyu OBSH-në të shpallë gjendje të jashtëzakonshme globale shëndetësore më 14 gusht, niveli më i lartë i alarmit shëndetësor.

OBSH sot rekomandoi që vendet e prekura nga virusi i mpoksit (ethet e majmunëve) të fillojnë planifikimin e vaksinimit në zonat ku janë shfaqur raste infeksioni. Rishfaqja e mpoksit në Republikën Demokratike të Kongos e ka shtyrë OBSH-në të shpallë gjendje të jashtëzakonshme globale shëndetësore më 14 gusht, niveli më i lartë i paralajmërimit shëndetësor.

OBSH tashmë shpalli një gjendje të jashtëzakonshme shëndetësore në vitin 2022 kur epidemia e mpoksit u përhap në mbarë botën, dhe e hoqi atë në maj 2023. Sot, OBSH dha rekomandime shtesë për vendet që po përballen me rishfaqjen e sëmundjes – Republikën Demokratike të Kongos, Burundin, Keninë, Ruandën dhe Ugandën.

OBSH rekomandon, ndër të tjera, të fillojnë planet për forcimin e aktiviteteve lidhur me vaksinimin kundër mpoksit në zonat ku janë shfaqur raste, duke u fokusuar te individët me rrezik të rritur të infeksionit, siç janë ata që kanë pasur kontakt me të infektuarit, fëmijët, punonjësit shëndetësorë, kujdestarët, etj.