OBSH: Premtimi i vaksinave anti-koronavirus janë ‘ndryshim i lojës’

Premtimi i vaksinave Covid-19 është “fenomenal” dhe “potencialisht ndryshim i lojës”, tha Hans Kluge, drejtori rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën, të enjten.

Duke folur nga Kopenhaga, ai tha se furnizimet pritej të ishin shumë të kufizuara në fazat e hershme dhe vendet duhet të vendosnin se kush merr përparësi, megjithëse OBSH tha se ekziston “konsensusi në rritje” që përfituesit e parë të jenë njerëz të moshuar, punëtorë mjekësorë dhe personat me sëmundje shoqëruese.

Britania miratoi vaksinën Covid-19 të Pfizer Inc të mërkurën, duke kërcyer përpara pjesës tjetër të botës në garën për të filluar programin më të rëndësishëm të inokulimit masiv në histori.
Kryeministri Boris Johnson shpalli dritën jeshile nga autoriteti britanik i mjekësisë si një fitore globale megjithëse ai njohu sfidat logjistike të vaksinimit të një vendi të tërë prej 67 milion banorësh.

Rregullatorët e SHBA dhe BE po shqyrtojnë të njëjtat të dhëna të provës së vaksinës Pfizer, por ende nuk kanë dhënë miratimin e tyre. OBSH tha të mërkurën se kishte marrë të dhëna nga Pfizer dhe BioNTech mbi vaksinën dhe po e rishikonte atë për “renditje të mundshme për përdorim emergjent”, një pikë referimi për vendet që autorizojnë përdorimin kombëtar.