OBSH për momentin nuk rekomandon dozë përforcuese të vaksinës kundër koronavirusit

Organizata botërore e shëndetësisë (OBSH) nuk është e gatshme në këtë fazë të rekomandojë doza shtesë të vaksinës kundër koronavirusit në mënyrë që të përmirësohet mbrojtja, deklaroi sot në brifing shkencëtarja kryesore e OBSH-së, Sumia Svaminanatan.

Qëndrimi I OBSH-së për përforcues bazohet në dëshmi shkencore, tha ajo.
“Ekzistojnë edhe aspekte morale dhe etike të kësaj çështje. Dëshmitë shkencore ende nuk janë përfundimtare. Disa popullatave u nevojiten doza përforcuese, por ne nuk jemi të gatshëm t’I rekomandojmë në këtë moment”, tha Svaminanatan.
“Krahas kësaj, nuk kemi rezerva të pakufizuara”, shtoi eksperti.

“Kjo do të thotë se tani duhet të dërgohen vaksina së pari drejt atyre që u nevojiten. Nuk duhet të lejohet çdo ditë nga koronavirusi të vdesin 10.000 njerëz. Prandaj bëjmë thirrje për moratorium të përkohshëm për përforcuesit, kështu që deri në fund të shtatorit të vaksinohen 10 për qind e popullatës në secilin vend dhe 40 për qind deri në fund të vitit”, tha Svaminanatan.
Gjatë kësaj kohe, tashmë do të mund të merren edhe të dhëna më të sakta për përforcuesit, theksoi ajo.