OBSH ndryshon sërish rekomandimet për mbajtjen e maskës

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ndryshuar sërish rekomandimet për mbajtjen e maskës.
Në konferencën për shtyp të mbajtur në Gjenevë, OBSH ka rekomanduar që në tentativë për të kontrolluar pandeminë, maska të mbahet dhe nga fëmijët duke filluar që nga mosha 12 vjeçare.

Sipas OBSH, fëmijët duhet të mbajnë maskë njësoj si të rriturit të paktën në ato raste kur nuk garantohet rregulli i distancimit për të paktën një metër.
Ky “ndryshim rregullash” rikthen dhe njëherë debatin për mbajtjen e maskës në një kohë kur pandemia ka marrë përmasa globale dhe të gjitha përpjekjet janë të fokusuar te gjetja e vaksinës.