OBSH, me rregulla të reja për trajtimin e Covid-19

Organizata Botërore e Shëndetit ka publikuar ditën e sotme këshillat e reja në trajtimin e pacientëve të infektuar me Covid-19, përfshirë edhe ata që vazhdojnë të shfaqin simptoma pas shërimit, raporton Reuters.
“Këshilla e re në përditësimin e sotëm është që personat të cilët kanë Covid-19 dhe po trajtohen në shtëpi, duhet të masin vazhdimisht nivelet e oksigjenit për të parë nëse gjendja ka përmirësim apo duhet trajtuar në spital”, tha zëdhënësja e OBSH-së, Margaret Harris.

OBSH gjithashtu ka njoftuar se rekomandon përdorimin e barnave në doza të vogla, kundër mpiksjes së gjakut.
Margareth Harris ka konfirmuar në konferencën e sotme për gazetarët në Gjenevë, se ekipi i ekspertëve nga OBSH-ja që aktualisht gjendet në qytetin kinez Wuhan për të zbuluar origjinën e virusit, duhet të braktisin qendrën e karantimit për të vazhduar me punën e tyre.

Harris ka refuzuar të komentojë raportimet për shtyrjen e vaksinimit në vendet e Bashkimit Europian.
Ajo shfrytëzoi rastin për të theksuar se nuk ka të dhëna konkrete, ku prioritet i OBSH-së mbeten punonjësit shëndetësorë, në të gjitha vendet dhe shpreson që në 100 ditshin e parë të këtij viti të vaksinohen ata.