OBSH: Këta persona nuk kanë nevojë për maskë!


Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë të ditur se fëmijët nën moshën 5 vjeç nuk e kanë të detyrueshme vendosjen e maskës mbrojtëse.
Të miturit deri në 5 vjeç janë më pak të prekshëm nga virusi dhe rrezikojnë shumë më pak ta përhapin atë edhe tek të tjerët.

Ndërkohë e kundërta është për adoleshentët, të cilët sipas OBSH janë kategoria më e rrezikuar dhe kanë një rol shumë aktiv në transmetimin e virusit.
Moshat 6-11 vjeç sipas rekomandimit të OBSH duhet ta mbajnë maskën në ambientet e mbyllura ku ka intensitet më të lartë transmetimi, kryesisht në parqet e lojërave.

Sa i takon grupmoshës nga 12 vjeç e lart, ata duhet të trajtohen njësoj si të rriturit. Po njësoj si të rriturit, adoleshentet duhet të ruajnë edhe distancën fizike e të kujdesen për higjienën personale.