OBSh-ja tregon tre shkaktarët kryesorë të vdekjes së njerëzve më 2019

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar se sëmundjet jongjitëse janë shkaktarët kryesorë të vdekjeve në botë. Kjo paraqet ndryshim dramatik në krahasim me periudhën para dy dekadave. Këto sëmundje tash përbëjnë rreth 70 për qind të shkaqeve të vdekjes, ndërsa në vitin 2000 kjo shifër ishte vetëm rreth 40 për qind. Shkaku kryesor i vdekjeve ishin sëmundjet e zemrës me 16 për qind të të gjitha rasteve fatale.

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, sëmundja e Alxheimerit dhe disa forma tjera të demencës janë tani në 10 shkaqet kryesore të vdekjes, ndërsa vdekjet nga diabeti kanë shëruar rritje për 70 për qind nga viti 2000 deri më 2019.

Drejtori i përgjithshëm i kësaj organizate, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se këto shifra e tregojnë nevojën për fokus të shtuan në parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe sëmundjeve kronike respiratore.

“Këto vlerësime të reja janë një përkujtim tjetër se ne duhet që shpejt të rrisim parandalimin, diagnostifikim dhe trajtimin e sëmundjeve jongjitëse”, tha ai, shkruan The Guardian. Pas sëmundjeve të zemrës, nga të cilat vdiqën afër 9 milionë njerëz në vitin 2019, në vendin e dytë ishin sulmet, ndërsa në të tretin sëmundjet e mushkërive. Rritje shënuan edhe trakea, bronkiti dhe sëmundjet e veshkave.