OBSH-ja bën thirrje për “sh*typje” të koronavir*usit

Ekziston një “hapësirë e madhe globale” në mes të fondeve që duhen për luf*tim të koronaviru*sit, dhe fondeve që janë ndarë për këtë çështje, ka thënë shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Më shumë se 19.92 milionë persona është raportuar të jenë inf*ektuar me koronavir*us në gjithë botën, ndërkohë që 729.883 kanë vde*kur, transmeton agjencia e lajmeve Reuters. Për të inf*ektuar është raportuar në më shumë se 210 shtete e territore, derisa rastet e para janë identifikuar në Kinë, në dhjetor të vitit 2019. “Tre muajt e ardhshëm paraqesin një dritare tejet të rëndësishme të mundësisë për të rritur ndikimin e Iniciativës ‘Mjetet për qasje ndaj COVID-19”, ka thënë Tedros në një konferencë për media në Gjenevë. “Megjithatë, për ta shfrytëzuar këtë mundësi, neve na duhet t’i rrisim fondet për këtë Iniciativë dhe të kthejmë në prioritetet përdorimin e mjeteve të reja”. Ai ka thënë se OKSH-ja ka vetëm “10 për qind të fondeve” në vlerë të miliarda dollarëve, sa është thënë se i nevojiten. “Vetëm për vak*sinë nevojiten më shumë se 100 miliardë dollarë. Kjo është shumë e madhe e të hollave dhe në fakt është”, ka deklaruar ai. “Mirëpo është shumë e vogël në krahasim me 10 trilionë dollarë që investuar nga shtetet e G20-ës, si stimuj për t’u përballur me pasojat e pand*emisë deri më tani”, ka shtuar ai duke iu referuar grupit të 20 vendeve më të industrializuara.