Gjatë dy javëve të fundit në nivel global ka pasur më shumë raste sesa gjatë gjashtë muajve të parë të pandemisë në botë, tha drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Ghebreyesus theksoi se India dhe Brazili përbëjnë shumicën e rasteve të reja të raportuara gjatë dy javëve të fundit.
“India dhe Brazili përbëjnë më shumë se gjysmën e rasteve të javës së kaluar. Por ka shumë vende të tjera në të gjithë botën që përballen me një situatë shumë të brishtë”.
OBSH po siguron pajisje dhe furnizime, të tilla si përqendrues të oksigjenit, në Indi, si dhe duke dhënë këshilla se si të sigurohet kujdes në shtëpi për njerëzit që nuk janë në gjendje të gjejnë shtretërit spitalorë për pacientët.
Fondacioni OBSH gjithashtu po mbledh fonde për të mbështetur nevojën për oksigjen dhe furnizime të tjera në nivel global, tha Ghebreysus.
Ai u bëri thirrje të gjithëve që të vazhdojnë të ndjekin këshillat e OBSH-së dhe t’i zatojnë masat e sigurisë së shëndetit publik.
“Ajo që po ndodh në Indi dhe Brazil mund të ndodhë diku tjetër përveç nëse të gjithë marrim këto masa paraprake të shëndetit publik që OBSH ka bërë thirrje që nga fillimi i pandemisë”, tha Tedros. “Vaksinat janë pjesë e përgjigjes, por nuk janë përgjigja e vetme.”