OBSH: Është qesharake të mendosh se paguajmë njerëz për të thënë se janë infektuar me Covid-19

Shefja e zyrës së Organizatës Botërore të shëndetësisë në vendin tonë, Xhijan Tavillah ka hedhur poshtë kategorikisht spekulimet se OBSH i jep para shtetit që njerëzit të thonë se janë të infektuar nga virusi korona. Në intervistën për Programin 200 që do të transmetohet sonte në ora 22.00. ajo gjithashtu tha se s’ka fakte deri më tani se virusi është krijuar në laborator. Dr. Tavillah u bëri thirrje të gjithë autoriteteve dhe politikanëve që mos nxisin njerëzit në mosbesim ndaj virusit, të cilin ajo e përshkroi si të tmerrshëm dhe virus vrasës. Dr. Tavillah tha se zgjedhjet mund të organizohen duke marrë parasysh protokollet e kujdesit si në rastet e grupimeve të tjera, edhe pse tha se në asnjë rast nuk ka 100 përqind garanci për mosinfektim.

https://www.youtube.com/watch?v=BflthwyV6ik&feature=emb_title