OBSH: Deksametazoni, premtues në luftën kundër Covid-19


Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) si “lajm të shkëlqyeshëm” e ka përshëndetur rezultatin e hulumtimit të parë klinik, gjë që tregon se steroidi deksametazon mund të ndihmojë në shpëtimin e pacientëve të sëmurë rëndë nga koronavirusi.

“Kjo është terapia e parë që është treguar për të zvogëluar vdekshmërinë tek pacientët me Kovid-19, të cilët janë me oksigjen ose ventilim artificial”, deklaroi mbrëmë vonë drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adanom Gebrejsus.

“Ky është lajm i shkëlqyeshëm dhe urim për Qeverinë e Britanisë së Madhe, Universitetin e Oksfordit dhe shumë spitale dhe pacientë në Britaninë e Madhe që kanë kontribuar në përparimin shkencor që shpëton jetë”, tha Tedros.

Ai shtoi se studiuesit ndanë konkluzionet e tyre fillestare në lidhje me rezultatin me Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe i gëzohen analizës së plotë të të dhënave në ditët në vijim.