Shpresa kryesore për t’i dhënë fund pandemisë koronavirus qëndron tek vaksina. Pohimi vjen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
“Vaksinat ofrojnë zgjidhjen për të dalë përfundimisht nga kjo tragjedi, por do të duhet kohë përpara se e gjithë bota të jetë vaksinuar”, thotë sekretari i përgjithshëm i OBSH, Tedros Adhanom Gebrejesus.
Organizata bën me dije se 61 vaksina janë në fazën e testimit tek njeriu, 16 prej të cilave në fazën finale, ndërsa 172 të tjera në fazën e zhvillimit.
“Gjatë këtij viti të tmerrshëm, kemi parë sakrifica të shumë personave për të mbrojtur dhe ruajtur jetën. Nuk duhet t’i çojmë dëm këto sakrifica”, përfundon kreu i OBSH