OBSH bën paralajmërimin e fortë: Covid-19 mund të mos zhduket kurrë


Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë një paralajmërin të fortë duke thënë se Covid-19 mund të mos zhduket kurrë. Duke folur nga një konferencë për shtyp drejtori i urgjencave të OBSH-së, Dr Mike Ryan hodhi poshtë zërat se virusi mund ta largohej.

Ai shtoi se edhe nëse gjendet një vaksinë, do të kërkohet një përpjekje masive e të gjithë vendeve për ta vënë nën kontroll virusin.

“Është e rëndësishme të nënvizohet se ky virus mund të bëhet një tjetër virus endemik në komunitetet tona. Madje ky virus ndoshta nuk mund të zhduket kurrë”- tha dr. Ryan gjatë konferencës, shkruan BBC.

Deri tani në mbarë botën janë raportuar 4 milion e 429 mijë e 969 raste dhe 298 mijë e 180 të vdekur nga Covid-19.