Vd*ekjet nga COVID-19 janë aktualisht pesë herë më të ulëta se ato në mars dhe prill kur vala e parë goditi kontinentin tha drejtori Evropian i OBSH-së Dr Hans Kluge të enjten.
Një arsye për rritjen e rasteve javët e fundit janë më shumë të rinj që testohen pozitivisht për virusin, tha ai, duke shtuar se shkalla më e ulët e vdekshmërisë ishte sepse të rinjtë kanë më pak të ngjarë të vdesin nga COVID-19 sesa njerëzit e moshuar.
Por parashikimet e rrjedhës së sëmundjes në Evropë nuk ishin “optimiste” shpjegoi ai.
Nëse qeveritë evropiane zbutin kufizimet e tyre rrjedha e virusit tregon se deri në janar 2021 shkalla e vdekshmërisë ditore do të jetë katër deri në pesë herë më e lartë se sa ishte gjatë prillit tha Dr Kluge.
Por nëse 95% e njerëzve mbajnë maska dhe zbatohen masa të tjera distancuese sociale, Evropa mund të shmangë rreth 281.000 vd*ekje deri në shkurt shtoi ai.