Në Kroaci, e cila ka dy herë më shumë banorë se Republika e Maqedonisë, dje janë regjistruar vetëm dy raste të sapo infektuarve, ndërsa në Maqedoni 19. Në Kroaci, e cila ka dy herë më shumë banorë, dje nuk ka pasur vdekje, ndërsa në Maqedoni katër. Sllovenia përsëri ka regjistruar vetëm një pacient dhe një të vdekur nga coronavirusi. Ky është numri 20 herë më i madh i pacientëve, ndërsa Zaev dhe Filipçe pretendojnë se ne jemi të sigurt dhe mund të shkojmë në votime, thonë nga OBRM-PDUKM.
“Me planin e Zaevit për zgjedhje të shpejta, ai konfirmoi edhe një herë urrejtjen ndaj popullit të vet, një popull që e fyen dhe e mallkon, një popull të cilit i solli vetëm humbje. Zaev dëshiron zgjedhje në të cilat në vend të votave, do të numërohen të sëmurët dhe të vdekurit.
Situata në Maqedoni me coronavirusin përkeqësohet dita ditës, realiteti sot është më i keq se në mars, kur u shpall gjendja e jashtëzakonshme. Situata është alarmante duke marrë parasysh statistikat zyrtare që në 5 ditët e kaluara në Maqedoni janë regjistruar 118 pacientë, ndërsa 14 persona kanë vdekur. Edhe më shqetësuese është fakti që numri i të testuarve po zvogëlohet në vend që të rritet dita-ditës”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Sipas tyre, ndërsa qeveria po krenohet me ballafaqim të suksesshëm të krizës me coronavirusin Maqedoni, faktet tregojnë se Maqedonia renditet e para në rajon për sa i përket numrit të vdekjeve për milion banorë dhe numrit të të infektuarve, ndërsa Maqedonia ka numrin më të ulët të personave të testuar për milion banorë.