OBRM-PDUKM: Spasovski dhe Zaev kanë mundësuar logjistikë për narko-bosët e Ballkanit

Parti opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, ka vazhduar me akuzat ndaj pushtetit, në lidhje me tr*afikantët e dr*ogës, të cilët janë pajisur me pasaporta të Maqedonisë.
Nga kjo parti thonë Spasovski dhe Zaev ju kanë mundësuar logjistikë na*rko-bosëve të Ballkanit.

“Spasovski dhe Zaev e nënvlerësojnë inteligjencën e popullit dhe mendojnë se do të ecin tregimet e tyre, se ndonjë zyrtar nga departamenti i pasaportave i njeh na*rko-bosët Peker dhe Vukotiq dhe ju ka mundësuar pasaporta dhe identitet të rrejshëm, pa pasur ndihmë logjisttike nga gjithë kryesia e MPB-së deri tek Spasovski”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Ata e ak*uzojnë Spasovskin se është vonuar dhe nuk ka bërë asgjë në lidhje me hetimet për aferën “Mafia”.