OBRM-PDUKM: Në BE nuk shkohet me kr*iminelë të LSDM-së dhe BDI-së

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, ka reaguar pas dështimit për të marrë datë për nisjen e negociatave me Bashkimin Evropian.
Nga kjo parti thonë se Maqedonia nuk merr datë, pasi në BE nuk duan të kenë punë me kr*iminelët e LSDM-së dhe BDI-së.

“Maqedonia është në vendin e 111 në listën e Transparency International. Zaevi e ka betonuar shtetin në vend të parë me kr*im dhe ko*rrupsion. Në BE nuk shkohet me haraç dhe kr*im. Në BE nuk duan kryeministër i cili është i falur”.

“Në BE nuk shkohet me raste të pazbardhura për kr*im, si rasti me Den Donçevin. Në BE nuk kalon ‘agjenda e gjelbër’, e cila i he* lmon qytetarët e qyteteve ku ata të gjelbrit qeverisin: Kërçovë, Tetovë, Strugë”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Më tej shtojnë se Qeveria LSDM-BDI duhet të largohet dhe t’u jepen fund mashtrimeve.