OBRM-PDUKM: Filipçe fsheh numrin e të vd*ekurve nga COVID-19


Nëpërmjet një njoftimi, OBRM-PDUKM thotë se në Maqedoni në 100 mijë banorë me coroanvirus humbin jetën 482 persona dhe këtë e publikoi Instituti amerikan “Health data”.
“Instituti amerikan analizon se numri i të vd*ekurve është dyfish më i madh se sa numri zyrtar për të cilën informojnë autoritetet në Maqedoni. Do të thotë se Filipçe jo vetëm që nuk bëri asgjë në lu*ftën me coronavirusit, por i fsheh numrat e të vd*ekurve”, thonë nga kjo parti.

Ata shtojnë se për çdo ditë ka më shumë se 10 pacientë të vd*ekur edhe pse numrat me raste të reja dhe hospitalizime po bien.
“Edhe sipas Worldmeters, Maqedonia ndodhet në listën botërore ku numri i të vd*ekurve është e katërta në botë”, thonë nga OBRM-PDUKM.