Grupi parlamentar i opozitës OBRM-PDUKM-së sot deri tek zyra e kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi ka dërguar propozimet për anëtarët e KSHZ-ës nga partia e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Me këtë pritet që të zhbllokohet procesi për zgjedhjes së përbërjes së KSHZ-së, por, njëkohësisht konfirmohet se grupet parlamentare janë dakorduar që ta realizojnë atë çka ishte dakorduar në takimin e liderëve në klubin e deputetëve.Zyra e Xhaferitformalisht njoftonë se propozimet nga partitë për anëtarë të KSHZ-së do t’i dërgojë deri tek kryetari i Komisionit për çështje zgjedhore, Ilija Dimovski.
Dimovski për AIM deklaroi se seancën e Komisionit do ta caktojë menjëherë pasi t’i marr materialet nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.
Partitë jozyrtarisht në opinion i kanë shpalosur kandidatët për anëtarë të KSHZ-së, përbërja e re e së cilës duhet ta organizojë referendumin në vjeshtë.
LSDM e ka caktuar Boris Kondarko, Janaki Vitanovski dhe Radica Ristevska, ndërsa OBRM-PDUKM, Oliver Derkovski dhe Elizabeta Postolovska, BDI ka propozuar Ditmire Shehu, ndërsa Besa ka dalur me propozimin e Enver Saliu. /Telegrafi/