“O dielli im”, qëlloi veten me armën e shërbimit, Sheila Haxhiraj dedikim prekës pas humbjes së vëllait: Më mungon që tani


Henri Haxhiraj, 37 vjeç ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme në spitalin e Traumës pas iqëlloi veten me plumb në kokë.

Haxhiraj ishte me detyrë gardist dhe e kreu aktin me armën e shërbimit.

37-vjeçari është vëllai i këngëtares së njohur Sheila Haxhiraj, e cila ka përlotur me dedikimin e saj për vëllanë e ndjerë.

“O DIELLI im, o YLLI me i bukur i qiellit, o ENGJELLI me i bukur i parajses ,motren e ka marr malli qe tani per ty, zemren time ma more Ti sot me vete.Prehu ne paqe i shtrenjti im,shpirti im…
Do te te dua perjetesisht deri ne diten qe do jemi bashke dhe pertej asaj jete.Qofsh i parajses Vellai im”, shkruan Sheila.