“Nxjerre kamxhikun”: Kryeprokurori Smith i cilëson kër*cënime deklaratat e avokatit të Veselit

Ben Emmerson, avokat i ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pasur një ‘debat’ të zjarrtë në seancën e sotme paragjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Mospërcaktimi i një datë nga ZPS për dorëzimin e dosjes paragjyqësore nga ana e Prokurorisë e ka bërë nervoz avokatin e Veselit, i cili ka thënë se “Prokuroria ka humbur nga sytë objektivin kryesor, që është t’i jepet mundësia mbrojtjes ta kuptojë çështjen”.

Emmerso, figurativisht ka thënë se gjykatësi Nicolas Guillou “duhet ta nxjerrë kamxhikun”, për të bërë që Prokruroia ta kryejë punën e saj. “Kam frikë se është e nevojshme që një gjykatës ta nxjerrë kamxhikun dhe ta qëllojë Prokurorinë në këtë rast për ta bërë punën e saj, sepse ata kanë pasur 5 vjet për ta përgatitur çështjen”, tha Emmerson. Ai tha se përderisa s’e kanë në dorë çështjen, s’mund të bëjnë asgjë për t’u mbrojtur.

“Kur të kemi dosjen në dorë, ne mund të themi konkretisht se çfarë mund të bëjmë ne lidhur me këtë”, tha Emmerson. “Do të ishte mirë që të na jepni mundësinë të planifikojmë një datë për gjykimin. Pa u bërë kjo, ne po presin dhe nuk po bëjmë atë që duhet”, shtoi ai. Në kundërpërgjigjje, kryeprokurori i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Jack Smith tha se Emmerson po përdor gjuhë kër*cënuese.

“Gjuha inflamatore po përdoret dhe kërcënimet. Dy herë Z. Emmerson e ka bërë sot këtë. Gjykata duhet t’i shikojë faktet dhe ligjin”, tha Smith. Paraprakisht, një prokurore e ZPS-së tha se “Është e pasaktë që Prokuroria nuk e parashtruar çështjen e saj”. Ajo tha se kjo është bërë në aktakuzë. “Lidhur me kohën se kur do të dorëzohet dosja paraprake, do ta trajtoj këtë çështje kur të jetë pikë e rendit të ditës”, tha ajo.