Nxirret gjallë një burrë pasi qëndroi 149 orë nën rrënoja

Një burrë 35-vjeçar është nxjerr i gjallë nga rrënojat e një ndërtese të shembur në provincën jugore turke Hatay, pas 149 orë qëndrimi nën to, raporton “Anadoly Agency”.

35-vjeçari, që është identifikuar si Mustafa Sarigul, ishte zënë nën rrënojat e një ndërtese të shembur gjashtëkatëshe si pasojë e tërmetit 7.8 ballë Rihter që goditi Turqinë të hënën.

Ai ishte zbuluar pas skenimeve të ndërtesës, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit si dhe ekipi nga Ushtria e Rumanisë, punuan për pesë orë për ta shpëtuar 35-vjeçarin.

Shifra e të vdekurve në Turqi e Siri ka kaluar në mbi 28 mijë.