Nxënësve shqiptarë nuk u përmendet Kosova si shtet, mësuesja u thotë se Shqipëria kufizohet vetëm me tri shtete

Një mësuese e Shqipërisë derisa po ligjëronte online në tetorin e vitit të kaluar, u mëson fëmijëve se Shqipëria kufizohet me Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë, derisa nuk përmend fare Kosovën.
Videoja është publike në youtube, e publikuar nga Ministria e Arsimit të Shqipërisë dhe e transmetuar në Televizionin Shtetëror.

Derisa mësuesja flet për shtetet me të cilat kufizohet Shqipëria, ajo përmend vetëm Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë. Ajo nuk përmend fare Kosovën, por kalon direkt në sipërfaqen katrore të Shqipërisë.
“Shtetet kufitare të Shqipërisë janë Mali i Zi në pjesën veri-perëndimore, po ashtu edhe në veri. Me Maqedoninë e Veriut kufizohet në lindje, me Greqinë kufizohet në jug-lindje, ndërsa sipërfaqja totale e Shqipërisë është 28 mijë e 748 kilometra katrorë”, thotë mësuesja.

Në videon e publikuar në youtube, shihen edhe titujt rreth të cilëve ligjëron mësuesja. Aty nuk figuron Kosova fare si shtet dhe thuhet se Shqipëria kufizohet vetëm me tri shtete.
Deklaratën e mësueses e gjeni në minutën 2:08:

https://www.youtube.com/watch?v=35xGVMODyBA