Nxënësja e parë 15 vjeçare nga Shkupi që shkruan libër në matematikë


Blerona Ismaili, 15 vjeçare, tash më viti i dytë në Gjimnazin ” Zef Lush Marku” në Shkup, në drejtimin matematiko natyror, shembullore, e shkëlqyeshme, e dalluar dhe kapacitet në mësime, sidomos në lëndën e matematikës.

Nxënësja e parë në këtë moshë në Gjimnazin “Zef Lush Marku” në Shkup, që ka shkruar dhe ka botuar libër nga lënda e matematikës, libër i parë i këtij lloji në matematikë, që është i shkruar në gjuhën shqipe.

Sepse deri tash libra të këtij lloji nxënësit tanë të shkollës së mesme kanë pasur vetëm në gjuhën maqedonase, si libra plotsësuese për detyra dhe ushtrime nga matematika.
Libri titullohet ZBAVITU ME MATEMATIKË (Shembuj detyrash nga matematika)