Nxënësit nesër kthehen në shkolla, përfundon greva në arsim

Kreu i Sindikatës për Arsim Shkencë dhe Kulturë ka paralajmëruar ndalje të grevës në arsim e cila zgjati për tre javë. Joakim Nedelkov ka thënë se pret që të paguhen edhe mëditjet për ditët që është mbajtur greva dhe pret që me dinamizëm rritjen e rrogës në 2023. Ai tha se ndalimi i grevës është në përputhje me ligjin.

“Nuk do të ketë as protestë për të mos bërë shtypje palëve që janë përfshirë në bisedë. I siguroj anëtarët e SASHK-ut se greva ndalet për shkak të obligimeve ligjore”, tha Nedelkov. Sipas informacioneve, nxënësit në bankat shkollore do të kthehen nesër.