Duke hedhur vezë mbi Ministrinë e arsimit disa nxënës të shkollave të mesme protestuan kundër mbajtjes së maturës shtetërore.
Kjo protestë vjen vetëm disa ditë pasi kryetarit të Unionin të Nxënësve të shkollave të mesme Blendi Hodai pati takim me ministren e Arsimit kur kërkoi që testi maturës të jetë më i lehtë meqenëse nuk ka precedent që të hiqet e gjitha.
Njeri nga pro*testuesit tha se kryetari i Unionit asnjëherë nuk i ka konsultuar.
“Dua të distancohemi nga çdo parti politike nuk jemi anëtarë të tyre, apo Lidhja e nxënësve, ku deri para disa 2-3 jave nuk e kemi ditur që ka ekzistuar, ka dhënë deklarata pa konsultimin tonë nuk e di a në mënyrë telepatike është marr veshë me neve dhe ka dhënë deklaratë ku ne nuk pajtohemi me atë”, tha Slobodan Spasovski.
Kryetari i Unionit të Nxënësve Blendi Hodai thotë se të gjithë kanë qenë të njoftuar edhe para takimit por edhe pas takimit me ministren e arsimit.
“Ne kemi bërë kërkesë për anulimin e maturës shtetërore por jemi distancuar nga ajo kërkesë për shkak se e kemi parë se nuk do të arrihet. Ne edhe dje kemi pasur takim me të njëjtit nxënës që sot kanë protestuar dhe jemi munduar që t’i qartësojmë të gjitha qëndrimet tona”, u shpreh Blendi Hodai – Kryetar i Unionit të Nxënësve.
Por nga MASH thonë se provim të maturës patjetër duhet të ketë, sepse me atë rrumbullaksohet dituria. Arsimi duhet të vazhdojë të rrjedhë edhe në një kohë të këtillë pandemi, sepse ka të bëjë me të ardhmen e brezit të ri.