Deri në Pa Censurë një grup prindërisht kanë denoncuar problemin me të cilin përballen filloristët e shkollës “Naim Frashëri” në Kumanovë. Filloristëve në këtë shkollë u janë shpërndarë libra tek të cilët më shumë se gjysma e faqeve, janë totalisht të dëmtuara.
Ministria e Arsimit ka shpallur afat në të cilin të gjithë drejtorët e shkollave, kanë dërguar numrin e librave që duhet të zëvendësohen. Drejtori i shkollës “Naim Frashëri” Muhamed Zekiri për Pa Censurë mbi këtë problematikë tha: “Ky problem nuk është vetëm në shkollën tonë, ne kemi ndjekur të gjitha procedurat dhe jemi në koordinim me ministrinë, sot na kanë arritur një numër librash, brenda javës do të zgjidhet ky problem”
Librat aktualisht që janë shpërndarë deri tek filloristët nuk janë adekuat për përdorim, prindërti apelojnë që të zgjidhet ky problem, për të vazhdruar procesin e mësimit normalisht.