Nxënësi në një fshat të Tetovës rrihet keq nga mësuesi i tij

Me datë 20.09.2024 në ora 18:15 në SPB Tetovë, një 41 vjeçar, banues në një fshat të Tetovës, ka raportuar se djali i tij i mitur është sulmuar fizikisht nga mësuesi në shkollën fillore ku ai ka qenë duke mësuar. Po merren masa për zbardhjen e rastit.