NXËNËSI ME VARG NJËSHA BËHET DEPUTET I KUVENDIT TË KOSOVËS


Kuvendi i Kosovës, tashmë do të ketë një deputet që gjatë shkollimit të tij ka pasur sukses të dobët. Rafet Rama, do të ulet përsëri në ulësen e deputetëve si i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës, pas dorëheqjes nga kjo pozitë të Nezir Çoçaj.

Tashmë deputeti i PDK-së, Rafet Rama, kishte qenë i pasuksesshëm në shkollimin e tij.

Kuvendi i Kosovës, tanimë do të ketë deputet një person që në shkollë të mesme, kishte pasur sukses jashtëzakonisht të dobët, percjell Fakte.

Insajderi kishte siguruar ditarin e shkollës së mesme “Ramiz Sadiku” në Skenderaj për vitin shkollor 1990-1991.

Notat flasin për sukses të dobët mësimor të deputetit Rama, i cili një kohë të gjatë kishte qenë këshilltar i lartë i ish-ministrit të Brendshëm, Bajram Rexhepi dhe i ish-ministrit, Zenun Pajaziti. Po ashtu, Rafet Rama, kishte qenë kandidat për president të Kosovës.

Rafet Rama dhe Hashim Thaci, kishte ‘sfiduar’ njëri tjetrin në garën për të parin e vendit, ku në fund këtë pozitë e zuri tashmë presidenti Thaci.

Rafet Rama, ka lindur në vitin 1971 në Prekaz, ishte 20 vjeç në vitin e katër të shkollës së mesme./Insajderi.