Nxehet Vulin: Komandanti ynë Vuçiq nuk do të dorëzohet para kërkesës për njohjen e Kosovës

Është ndezur e gjithë makineria propagandistike e Aleksandar Vuciqit në Serbi.

Kështu, së fundmi, ministri i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, ka thënë se Vuçiqit po i bëhet presion për njohjen e Kosovës.
“Unë nuk jam pjesëmarrës në negociatat e Uashingtonit por është e qartë për mua se shqiptarëve i është premtuar një letër që do t’i jepet Vuciqit për njohjen e Kosovës”, ka thënë ai, shkruan Vecernje Novosti.

“E di që ka shumë presion mbi presidentin tonë në këto momente dhe do të ketë edhe në orët në vazhdim por Komandanti Suprem i ushtrisë serbe dhe presidenti serb nuk do të dorëzohet”, ka shtuar Vulin.
“E kam parë atë duke kundërshtuar njerëz të mëhdenj të botës dhe e di që nuk do të dorëzohet”, ka thënë ai.