Nxehet kosovari: Ther me thikë në fyt gruan e tij në Zvicër


Burri kosovarë që jeton në Zvicër, ka therur me thikë gruan e tij 28 vjeçare, të cilët kishin pasur një konflikti familjar.

32 vjeçari nga Kosova e ka therur me thikë gruan e tij, 28 vjeçare pas një konflikti familjar, njofton Policia e Zvicrës.

Rasti ka ndodhur të hënën në Morges, rajonin e Vaud në Zvicër është raportuar një therje me thikë. Rreth orës 04:40 të mëngjesit, fqinjët kanë dëgjuar zhurmë të madhe dhe kanë lajmëruar policinë.

Gruaja 28 vjeçare është dërguar në emergjencë me lëndime të rënda. Në hetimet fillestare mësohet se dy personat ishin të martuar, por që jetonin ndaras që disa muaj.