Nusja norvegjeze dhe dhëndri suedez martohen në kufi – aty kishte edhe dy mysafirë të paftuar

Një nuse norvegjeze u martua me dhëndrin suedez në një ceremoni të zhvilluar në kufirin midis vendeve të tyre me të dy palët të qëndronin në secilën anë të kufirit në përputhje me kufizimet COVID19. Çifti i thanë BBCsë se nuk mund të prisnin më gjatë derisa të hiqeshin kufizimet. “Ne nuk donim të ndryshonim datën … gjithçka që donim ishte të martoheshim!”, kanë thënë ata.Dhe për shkak se Suedia ka marrë një qasje shumë më të qetë ndaj kufizimeve ndaj COVID-19, vendet fqinje si Norvegjia nuk e kanë përfshirë atë në listën e destinacioneve nga të cilat njerëzit mund të udhëtojnë.

Pra, ajo që çifti bëri ishte shkëmbimi i premtimeve të tyre në mes të një pylli në rajonin jug-lindor të Holebekk të Norvegjisë, menjëherë pranë kufirit suedez. Ata qëndruan në të dyja anët e kufirit, të ndarë me një fjongo të bardhë. Nusja, Camilla Oyjord, tha që ajo e kishte sugjeruar idenë si shaka, të cilës miqtë dhe familjet iu përgjigjën me entuziazëm. “Ne donim të ishim burrë e grua! Dashuria i mund të gjitha!”, ka thënë ajo. Dhe kishte edhe dy mysafirë të paftuar – policë që ishin aty për të siguruar që askush të mos e kalonte shiritin.