“Nusja e dhunuar” nga Teqja e Tetovës vazhdon jetën vetëm me bashkëshortin dhe fëmijët larg vjehrrit që e dhunoj!

Tani më gati një javë është kthyer “nusja e dhunuar nga vjehrri H.K. në Teqe” të Tetovës, në një banesë ku do të jetojë me bashkëshortin dhe fëmijët larg vjehrrit dhunues!

Gruaja e dhunuar është kthyer nga Klaster qendrat e Entit për Punë Sociale ku qëndroj 4 muaj!
Enti për Punë Sociale në Tetovë ka bindur burrin e saj që të jetojë i ndarë nga dhunuesi i grues së tij konkretisht babai. Burri i cili edhe pse kohë pas kohe e ka dhunuar dhe nuk e ka mbrojtur gruan e tij nga dhuna barbare që ka ushtruar babi i tij dhe nëna Enti për Punë Sociale e ka parë të arsyeshme që nëpërmjet seancave dhe takimeve të vazhdueshme, se burri mund të vazhdojë jetën me gruan e tij por në një ambient më të largët nga dhunuesi!

Përfundimisht burri i gruas në Teqe F. K. ka vendosur familjen e tij në një banesë bashkë me fëmijet!

Ku deri në gjykimin e rastit për dhunën që i ka shkaktuar A.K. nuses së tij, ai është njohur me masat ndaluese ndaj tij!

Pa Censurë zgjidhi problemin 7 vjeçar të gruas së dhunuar në Teqe të Tetovës:

Fotografia e fundit tregon një realitet tjetër të gruas së dhunuar, ajo shihet teksa shëtitet në një qendër tregtare në Tetovë, gjë e cila ishte premtuar nga bashkëshorti i saj tek Enti për Punë Sociale, kujtojmë se gruaja ka qenë për 7 vite e izoluar në dhomën e gjumit të shtëpisë së saj dhe e dhunuar nga vjehrri dhe vjehrra, ku edhe ka pas mungesë të shpeshtë të ushqimit!

Për më tepër ndiq videot paraprake në Instagram!

https://www.instagram.com/reel/C8pQqntCz3q/?igsh=enFqb2V0MzZkcWZq