Nurije Bajrami i prinë e dyta listës së këshilltarëve nga ASH: “Do të jem zëri juaj”

Kandidatja për këshilltare në komunën e Tetovës, nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, Nurije Bajrami është e dyta në këtë listë.
Bajrami zotohet se do të jetë zëri i qytetarëve dhe do të ketë përgjegjësi për punën e saj.

“Të jesh e zgjedhur për të qenë zëri i çdo qytetari është privilegj, por edhe përgjegjësi.
Uroj të kem besimin tuaj dhe zotohem se do jem zëri juaj”, ka shkruar Nurije Bajrami, kanditate për këshilltare në komunën e Tetovës.
Kujtojmë se, Nurije Bajrami është profesoreshë e Gjuhës Shqipe.