Nuredini: “Zvicra ofron 9 milionë franga për tre deponi në Maqedoninë e Veriut”

Në emisionin Klan Debat, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit hapsinor, Naser Nuredini tha se Zvicra ka ofruar grant për disa deponi dhe menaxhmin me mbeturina në Maqedoninë e Veriut që arrin vlerën e 9 milionë frangave.

”Me një përkrahje nga shteti i Zvicrës ku ato kanë dhënë grant për të investuar, i cili ofron 9 milionë franga për Rusinon, një deponi në Novaci dhe një tjetër afër Strumicës. Pra ne me këto mjete me huamarje janë shtesë nga shteti zvicerian, ne kemi strategji kemi plane pra këtu nuk ka politikë sepse kjo është e gjithë qytetarëve” – tha Naser Nuredini. /KlanMacedonia/