Nuredini: “Nuk heqim dorë nga tranzicioni i gjelbër”

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, e realizoi takimin e parë protokolltar me ambasadorin e sapoemëruar të Mbretërisë së Bashkuar, Metju Loson. Ministri Nuredini, pas pritjes së ngrohtë dhe shprehjes së urimeve për një mandat të suksesshëm diplomatik, iu referua bashkëpunimit të mirë të dy vendeve në mbrojtjen e mjedisit me fokus të ndryshimeve klimatike dhe arritjen e synimeve ambicioze klimatike.

Në takim u shkëmbyen informacione për aktivitetet e kryera në përputhje me konkluzionet e Konferencës së vitit të kaluar të Palëve të UNFCCC, COP 26, që u mbajt në Glasgov nën kujdesin e Mbretërisë së Bashkuar. Natyrisht, u diskutua edhe për sfidat me të cilat përballen vendet përpara COP 27 të ri, i cili do të mbahet në Egjipt në nëntor, veçanërisht për shkak të krizës globale energjetike.

Me këtë rast, ministri Nuredini i prezantoi përcaktimet e forta strategjike të Ministrisë, por edhe të shtetit dhe në kushtet e krizës energjetike, të ecin drejt realizimit të qëllimeve kombëtare klimatike, transformimit të ekonomisë drejt ekonomisë së gjelbër dhe drejt kalimit drejt burimeve të rinovueshme të energjisë.