Nuredin Fetai emërohet drejtor në “Rrugët e Maqedonisë”

Ish drejtori i NPK-së Tetovë,Nuredin Fetai sot me vendim të qeverisë së Maqedonisë së Veriut është emëruar drejtor në “Rrugët e Maqedonisë”.

“Qeveria i rekomandoi Bordit Drejtues të NP për mirëmbajtje dhe mbrojtje të rrugëve kryesore dhe regjionale – Shkup, nga detyra e drejtorit të NP për mirëmbajtje dhe mbrojtje të rrugëve kryesore dhe rajonale – Shkup, të shkarkojë Kostadin Acevskin., dhe për drejtor të emëroj Nuredin Fetain” thuhet në vendimin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.