Nuredin Fetai emërohet anëtar i bordit të drejtorëve në Postën e Maqedonisë së Veriut

Sot në mbledhjen e saj, Qeveria e RMV-së ka marrë vendim që Nuredin Fetai të emërohet anëtar i Bordit të Drejtorëve të Postës së Maqedonisë së Veriut, njëherit drejtor i Marketingut dhe Shitjeve pranë kësaj drejtorie.

Nuredin Fetai është kuadër i Lëvizjes BESA dhe vjen nga fshati Poroj i Tetovës.