Numri i viktimave nga koronavirusi arrin në 1,110: Rreth 44 mijë të infektuar

Numri i viktimave nga epidemia e koronavirusit në Kinë u rrit në 110 në mbarë vendin, pasi provinca e goditur Hubei raportoi për 94 vdekje të reja, transmeton Gazeta Metro.

Komisioni shëndetësor i Hubei konfirmoi edhe 1638 raste të tjera në provincën qendrore, ku u shfaq virusi në dhjetor. Tani ka më shumë se 44,200 raste të konfirmuara në të gjithë Kinën, bazuar në shifrat e lëshuar më parë nga qeveria.

Virusi i ri besohet të ketë dalë vitin e kaluar në një treg që shiste kafshë të egra në kryeqytetin e Hubei, ëuhan. Virusi u emërua zyrtarisht ”COVID-19” në një konferencë të Organizatës Botërore të Shëndetit, ku drejtori i kësaj organizate tha që vendet kishin një shans të ndalonin përhapjen e tij globale.
Kreu i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha të martën se megjithëse 99 përqind e rasteve ndodhen në Kinë, gjendja e krijuar paraqet një kërcënim të madh për pjesën tjetër të botës.
Organizata Botërore e Shëndetit u bëri thirrje vendeve të jenë “sa më agresive të jetë e mundur” në luftën kundër koronavirusit të sapoemërtuar COVID-19 të martën.